Ministria e Shëndetësisë së Gazës: Të paktën 13 mijë palestinezë të vrarë dhe 30 mijë të plagosur
Të paktën 13,000 palestinezë janë vrarë dhe 30,000 janë plagosur nga sulmet izraelite në të gjithë Gazën që nga 7 tetori, njoftoi të dielën ministria e shëndetësisë e Gazës, raporton The Guardian.
Nga 13,000 të vrarë nga sulmet izraelite, 5,500 prej tyre janë fëmijë dhe 3,500 janë gra.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë e ka paralajmëruar Izraelin kundër kryerjes së operacioneve sulmuese në Gazën jugore derisa të sigurohen se mijëra civilë janë larguar nga jugu.