Ministri kinez i mbrojtjes: Lufta me ShBA-në do të ishte "katastrofë e papërballueshme" - NACIONALE

Ministri kinez i mbrojtjes: Lufta me ShBA-në do të ishte "katastrofë e papërballueshme"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri kinez i mbrojtjes ka thënë që lufta me ShBA-në do të ishte “katastrofë e papërballueshme” për botën në fjalimin e tij të parë prej që mori këtë pozitë.

Në një samit të sigurisë, Gjenerali Li Shangfu tha që “disa shtete” po intensifikonin garën për armët në Azi.

Por ai tha që bota ishte mjaftueshëm e madhe për ta zënë edhe Kinën por edhe ShBA-të, dhe se dy superfuqitë duhej të kërkonin pajtim.

Më herët, ShBA-ja ka akuzuar luftanije kineze se kishte kryer manovra “të pasigurta” në ngushticën e Tajvanit, raporton BBC, përkthen Nacionale.

Marina e ShBA-ve kishte thënë që ‘destrojeri’ kinez kishte lundruar afër njërit prej ‘destrojerëve’ të saj të shtunën, duke e detyruar që të ngadalësonte për të shmangur një përplasje. Edhe një anije kanadeze po lundronte në afërsi.

Kina ka kritikuar të dyja shtetet se “me qëllim” kishin provokuar rrezikun. ShBA-ja dhe Kanadaja kanë thënë që po lundronin aty ku e lejojnë ligjet ndërkombëtare.

Në fjalimin e tij, Gjenerali Li, i cili u bë ministër i brendshëm në muajin mars, akuzoi ShBA-në për “mentalitet të Luftës së Ftohtë” dhe tha që kjo po rriste rreziqet e sigurisë.

Ai u shpreh se Kina nuk do të lejonte patrollimet detare nga ShBA-ja dhe aleatët e saj të ishin “pretekst për ushtrim të hegjemonisë në navigacion”.

I pyetur në lidhje me incidentin në ngushticën e Tajvanit, ai tha që shtetet nga jashtë rajonit po i rrisnin tensionet.

Pekini i ka refuzuar kërkesën ShBA-ve për bisedime direkte ushtarake në protestë ndaj sanksioneve që i kishin bërë gjeneralit Li në vitin 2018 për blerje të armëve nga Rusia.

Në samitin e Singaporit, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin kishte qortuar Kinën se refizoi të mbante diskutime ushtarake.

Gjenerali Austin dhe Gjenerali Li kishin shtrënguar duart dhe shkurtimisht kishin folur me njëri-tjetrin.

Lajme të ngjashme