Ministri izraelit thotë se pakti me Hamasin do të ishte humbje e turpërim - NACIONALE

Ministri izraelit thotë se pakti me Hamasin do të ishte humbje e turpërim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pajtimi për të bërë marrëveshje me Hamasin do të përbënte “humbje dhe turpërim për Izraelin dhe fitore për Sinwarin” [udhëheqësin e Hamasit], paralajmëroi ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, para nisjes së një ekipi negociues për bisedime të reja në Kajro dhe Doha më vonë këtë javë.

Duke iu drejtuar gazetarëve para takimit të grupit parlamentar të partisë së tij, ministri i së djathtës ekstreme pretendoi se një marrëveshje si ajo që po negociohet “do t’ua mbyllte gojën për vdekje 90 pengjeve që nuk janë pjesë e marrëveshjes dhe do të çojë në mijëra njerëz të vrarë, të cilët do të vdesin në masakrën e ardhshme nga Sinwari dhe Hamasi”, raporton gazeta “The Times of Israel”.

“Kjo është pamja që do ta shohim në Gaza, nëse ne, Zoti na faltë, e nënshkruajmë këtë marrëveshje të papërgjegjshme” – tha ministri izraelit, duke mbajtur një fotografi të Sinëarit që bënte me shenjë të fitores.

“Z. kryeministër, kjo nuk është fitore absolute. Ky është dështim absolut” – shtoi ai, duke iu referuar Benjamin Netanyahut, i cili një ditë më parë paraqiti një listë të atyre që i quajti kërkesa të panegociueshme të Izraelit.

“Ne nuk do të jemi pjesë e një marrëveshjeje për t’u dorëzuar para Hamasit” – tha më tej Smotrichi, duke e ritheksuar kërcënimin e tij të përsëritur për braktisjen e koalicionit qeveritar në rast të nënshkrimit të një pakti me grupin palestinez.

Lajme të ngjashme