Ministri i Jashtëm i Moldavisë: “E gjithë Evropa është më pak e sigurt” - NACIONALE

Ministri i Jashtëm i Moldavisë: “E gjithë Evropa është më pak e sigurt”

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Jashtëm i Moldavisë, Nicu Popescu i ka thënë homologut të tij amerikan se "të gjithë në Evropë ndihen më pak të sigurt se vetëm dy muaj më parë".

Popesku i bëri këto komente përpara takimit të tij me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken në Uashington.

Ministrat e jashtëm diskutuan reformat demokratike të Moldavisë dhe përgjigjen e saj ndaj krizës së refugjatëve që po vjen si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë.

Blinken tha se përgjigja humanitare e Moldavisë ndaj refugjatëve ishte "e jashtëzakonshme". OKB vlerëson se Moldavia ka marrë më shumë se 400,000 refugjatë nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit. Nga OKB, po ashtu thonë se refugjatët tani përbëjnë afërsisht 4 për qind të popullsisë së Moldavisë.

Sekretari Blinken theksoi se SHBA do të vazhdojë të ndihmojë Moldavinë në trajtimin e ndikimeve ekonomike të krizës dhe avancimin e reformave demokratike.

Lajme të ngjashme