Ministri britanik: Biletat falas për ndeshjet e Arsenalit janë pjesë e punës së kryeministrit - NACIONALE

Ministri britanik: Biletat falas për ndeshjet e Arsenalit janë pjesë e punës së kryeministrit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prania e kryeministrit britanik, Keir Starmer, në ndeshjet e klubit futbollistik Arsenal dhe në koncertet e këngëtares Taylor Swift është “pjesë e punës”, sipas sekretarit të Biznesit, Jonathan Reynolds.

Sipas Reynoldsit, rastet kur kryeministrit Starmer ka pranuar bileta falas janë “ngjarje të rëndësishme kulturore e sportive”, raporton gazeta “The Guardian”.

Ministri tha se ai “nuk ka problem” me politikanët që pranojnë dhurata që mund të jenë “të natyrës më personale” dhe theksoi se politikanët që punojnë shumë meritojnë “pak relaksim”.

Starmer ka pranuar gati 40 sete të biletave falas gjatë periudhës si kryetar i Partisë Laburiste, kryesisht për ndeshje futbolli, por gjithashtu mikpritje me vlerë të 4.000 funteve në një koncert të këngëtares Taylor Swift.

Kryeministri gjithashtu është kritikuar për numrin e dhuratave të pranuara nga Waheed Alli, që ka paguar për rroba pune me vlerë prej 12 mijë funtesh, akomodim me vlerë të më shumë se 20 mijë funteve dhe syze me vlerë të 2.485 funteve. Donatorit iu dha leje e përkohshme për të hyrë në ndërtesën qeveritare pas zgjedhjeve.

Sekretari Reynolds tha se pranimi i mikpritjes “nuk është përfitim nga vendi i punës, është pjesë e punës”. “Gjithmonë do të ketë rast ku njerëz në jetën publike ftohen në ngjarje të caktuara. Mund t’ju them se, duke qenë sekretar shteti për dy muaj, pothuajse secila orë e punës kalohet duke punuar. E nëse njerëzve u jepet mundësia për pak relaksim si pjesë e saj, përsëri, unë nuk kam problem apo anketë për këtë” – shtoi ai.

Kryeministri Starmer më parë ka këmbëngulur se pranimi i mikpritjes nga ana e tij është i ndërlidhur me kërkesat e sigurisë për shkak se nuk mund të shkojë te ulëset e zakonshme.

“Nëse nuk pranoj një dhuratë të mikpritjes, nuk mund të shkoj në lojë. Ju do të mund të thoshit: “Mirë, fat i keq.” Për këtë arsye, dhuratat duhet të regjistrohen, por, e dini, të mos shkosh kurrë në një lojë të Arsenalit përsëri pse s’mund të pranoj dhurata mikpritjeje është shtytje paksa e tepërt” – tha ai.

Lajme të ngjashme