Militantët vrasin dhjetë civilë në Kongo, disave ua hoqën kokat - NACIONALE

Militantët vrasin dhjetë civilë në Kongo, disave ua hoqën kokat

2 javë më parë

nga NACIONALE

Dhjetë civilë u vranë gjatë një sulmi në mesnatë nga militantët e grupit CODECO në një fshat në lindje të provincës Ituri të Republikës Demokratike të Kongos, thanë të martën drejtori i administratës lokale dhe një udhëheqës i shoqërisë civile.

CODECO është në mesin e një grumbulli të grupeve militante që luftojnë për territor dhe burime në lindje të Kongos. Ky grup në të kaluarën është akuzuar nga Kombet e Bashkuara për sulme kundër komuniteteve të tjera, përfshirë ato ndaj barinjve të komunitetit Hema, që mund të përbëjnë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, raporton agjencia “Reuters”.

Rreth mesnatës, luftëtarët e grupit të armatosur hynë në një fshat të territorit Djugu, ku shumica e banorëve i përkasin komunitetit Hema, dhe vranë dhjetë njerëz në dy shtëpi, sipas drejtorit të administratës, Jean Marie Mateso, dhe udhëheqësit të shoqërisë civile, Jules Tsuba.

Mateso i tha agjencisë “Reuters” se militantët ua prenë kokën disa prej viktimave dhe ua hapën trupat.

“Ka zemërim të fuqishëm këtu, pasi ka thashetheme se fshatra të tjera do të sulmohen” – tha ai. Mateso shtoi se vrasja e dhjetë personave ndodhi jo larg një pozicioni të ushtrisë kongoleze.

Tsuba tha se trupat ndodheshin ende shtrirë në tokë të martën në mëngjes.

Lajme të ngjashme