Mijëra të burgosur ukrainas paraqiten për t’iu bashkuar ushtrisë që t’iu falet dënimi - NACIONALE

Mijëra të burgosur ukrainas paraqiten për t’iu bashkuar ushtrisë që t’iu falet dënimi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Me synimin që t’i mbushë rangjet e këmbësorisë që po i tkurren, Ukraina po rekruton të burgosur për t’iu bashkuar luftës kundër Rusisë. Më shumë se katër mijë kanë aplikuar deri më tani.

Sipas një marrëveshjeje ofruar të burgosurve nga qeveria, atyre do t’u falet pjesa e mbetur e dënimit – pavarësisht se sa i gjatë është ai – nëse pajtohen për të shërbyer në ushtri pa marrë pushim deri në fund të luftës, raporton agjencia “Reuters”.

“Nëna ime ka bërë histeri… Jam këtu qe pesë vjet – një vit i mbetur dhe unë do të shkoj në luftë” – tha Mykola Rybalka, njëri nga të burgosurit që ka aplikuar në këtë program. Ai i tha këto fjalë në oborrin e një burgu në rajonin e Kievit.

Rybalka, i cili tha se është burgosur për vjedhje, është njëri nga 129 të burgosurit në burgun me 700 banorë që kanë aplikuar për t’iu bashkuar ushtrisë, sipas Ministrisë së Drejtësisë.

“E dini, pesë vjet prapa këtyre mureve e lënë shenjën e vet. Keni parë shumë dhe keni kuptuar shumë. Nuk frikësoheni nga asgjë më” – shtoi ai.

Ukraina, popullsia prej 38 milionë njerëzish e së cilës është e vogël në krahasim me 144 milionë banorët e Rusisë.

Lajme të ngjashme