Michel: “Historia nuk do t’i harrojë krimet e luftës”
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha të mërkurën se historia nuk do t’i harrojë krimet e luftës të kryera në Ukrainë.
Në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale, ish-kryeministri belg shihet duke e vizituar Ukrainën. Në njërën nga fotografitë shkruhet “në Borodyanka”.
“Si Buça dhe shumë qyteza të tjera në Ukrainë. Historia nuk do t’i harrojë krimet e luftës që janë kryer këtu. Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi”, shkroi Michel në llogarinë e tij në Twitter.
Rusia i ka mohuar akuzat për krime lufte dhe pretendimet se forcat e saj i vënë në shënjestër civilët, por gazetarët e televizionit “CNN” në terren në Ukrainë kanë parë dëshmi të dorës së parë për krime në disa vende të këtij shteti.
In Borodyanka.
— Charles Michel (@CharlesMichel) April 20, 2022
Like Bucha and too many other towns in #Ukraine
History will not forget the war crimes that have been committed here.
There can be no peace without justice. @ZelenskyyUa pic.twitter.com/9as6Qk4lGe
Më herët të mërkurën, Michel publikoi një fotografi nga një stacion treni, kur arriti në kryeqytetin ukrainas, Kiev. “Në zemrën e një Evrope të lirë dhe demokratike”, tha ai.
Kryeministri belg, Alexander De Croo, tha të martën se agresioni i Rusisë në Ukrainë është i krahasueshëm me faqet më të errëta në historinë evropiane.
Ai shtoi se të thyhet zemra që të shohësh që diçka si kjo ende mund të ndodhë në Evropë dhe se nuk mund të ketë pandëshkueshmëri për krime lufte.