Medvedevi e fyen dhe e akuzon rëndë Bidenin, e lavdëron ish-presidentin Roosevelt
Ish-presidenti rus dhe aleati i presidentit Vladimir Putin të Rusisë, Dmitry Medvedev, e ka fyer me fjalë të rënda presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, duke e cilësuar si person të paaftë mendërisht e të tërbuar, por e ka lavdëruar punën e ish-presidentit amerikan, Franklin Roosevelt.
“Edhe pse Roosevelt-i ishte person i dobët në karrocë, ai e ngriti Amerikën nga Depresioni; Bideni, në anën tjetër, është një individë i tërbuar, i paaftë mendërisht, që e ka ndarë mendjen për ta tërhequr njerëzimin drejt ferrit” – shkroi në rrjetin X Medvedevi, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurisë të Rusisë, raporton agjencia “Reuters”.
“Roosevelt-i, bashkë me aleatët, përfshirë BRSS-në, po luftonte për paqe; prapëseprapë, Bideni po mundohet aktivisht e në mënyrë të vazhdueshme që ta nisë Luftën e Tretë Botërore” – shtoi zyrtari rus.
“Roosevelt-i po luftonte kundër fashistëve, por Bideni po lufton për ta. Ai është turpi i Shteteve të Bashkuara” – shkroi më tej në gjuhën angleze ish-presidenti rus.
In the State of the Union address, Biden compared himself with Franklin Delano Roosevelt. That’s a so-so comparison. Obviously, not in his favour.
— Dmitry Medvedev (@MedvedevRussiaE) March 8, 2024
First, even though Roosevelt was an infirm man in a wheelchair, he raised America from the Depression; Biden, on the other hand, is…
Të enjten, gjatë fjalimit vjetor që njihet si “Gjendja e Unionit”, presidenti Biden e nisi adresimin duke iu referuar një fjalimi në Kongres më 1941, në të cilin Roosevel-i kishte thënë se vendi ballafaqohej me një pikë kthese të pashembullt në histori.
Bideni gjithashtu e akuzoi rivalin republikan, Donald Trump, për përkulje para Rusisë, ndërsa para pak javëve e kishte quajtur Putinin “bir ku*ve i çmendur”. Të enjten, kreu i Shtëpisë së Bardhë i çoi një porosi Rusisë rreth përkrahjes për Ukrainën: “Ne nuk do të largohemi. Ne nuk do të përkulemi. Unë nuk do të përkulem.”/Nacionale