Me urdhër të Trumpit, trupa të Gardës Kombëtare të Teksasit arrijnë në Chicago - NACIONALE

Me urdhër të Trumpit, trupa të Gardës Kombëtare të Teksasit arrijnë në Chicago

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Trupat e Gardës Kombëtare të Teksasit kanë arritur në zonën e qytetit Chicago, duke shënuar një përshkallëzim të “luftës” së presidentit Donald Trump me autoritetet lokale.

Në Chicago është parë shtim i forcave kundër imigrantëve në javët e fundit si dhe përplasje të dhunshme në Broadview, ku forcat e rendit janë incizuar duke përdorur gaz lotsjellës e sprej piperi kundër protestuesve, raporton gazeta “The Guardian”.

Prania më e re ushtarake vjen pasi April Perry, një gjykatëse e qarkut, refuzoi që ta bllokonte menjëherë hyrjen e trupave në qytet, në pritje të një padie nga shteti i Illinoit dhe qyteti i Chicagos kundër veprimeve të administratës së Trumpit.

Kryetari i Chicagos, Brndon Johnson, gjithashtu ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv me të cilin u ndalohet agjentëve të agjencisë ICE (për migrim dhe dogana) që të operojnë në pronat e qytetit.

“Prona e qytetit dhe bizneset private që nuk kanë vullnet nuk do të shërbejnë më si pikënisje për këto bastisje” – tha Johnson gjatë nënshkrimit të urdhrit të hënën.

Në anën tjetër, Shtëpia e Bardhë e akuzoi atë për “ndihmë dhe inkurajim të imigrantëve të paligjshëm vrasës, përdhunues, trafikues dhe anëtarëve të bandave”.

Lajme të ngjashme