Mbi 100 gjarpërinj helmues gjenden në një oborr në Australi - NACIONALE

Mbi 100 gjarpërinj helmues gjenden në një oborr në Australi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Disa australianë që merren me zvarranikë janë shokuar nga gjetja e 102 gjarpërinjve helmues në një oborr në Sydney.

Cory Kerewaro tha se puna e tij ishte fillimisht që të shpëtonte “një tufë” gjarpërinjsh, pasi ishte raportuar se njëri prej tyre kishte kafshuar një qen në atë pronë, raporton televizioni BBC.

Kur arriti kolegu i tij, ai zbuloi 40 gjarpërinj të zinj barkkuqë, katër prej të cilëve lindën gjarpërinj të tjerë të rinj, porsa i kishte vendosur në një qese.

Gjarpërinjtë e zinj barkkuqë janë ndër gjarpërinjtë helmues më të zakonshëm në Australi, por nuk kanë shkaktuar ndonjë vdekje të regjistruar njeriu.

Pesë gjarpërinjtë e rritur dhe 97 gjarpërinjtë e vegjël tani për tani po mbahen në izolim dhe do të lëshohen në një park kombëtar porsa të freskohet moti.

Kerewaro tha se ky ishte një numër rekord i gjarpërinjve të gjetur, pasi zakonisht kapin mes 5 e 15 të tillë në ditë.

Qeni i sulmuar ishte “gjallë dhe mirë” pas incidentit, shtoi ai./Nacionale

Lajme të ngjashme