Major Ella Waweya, myslimane, pritet të bëhet zëdhënëse e ushtrisë izraelite në gjuhën arabe - NACIONALE

Major Ella Waweya, myslimane, pritet të bëhet zëdhënëse e ushtrisë izraelite në gjuhën arabe

1 javë më parë

nga NACIONALE

Major Ella Waweya u përzgjodh të martën nga ushtria izraelite për ta zëvendësuar Kolonel Avichay Adraee si zëdhënëse e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit në gjuhën arabe.

Waweya, 36-vjeçare, e cila njihet edhe si “Kapitene Ella”, është në mesin e oficereve më të larta ushtarake myslimane në ushtrinë izraelite, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Ajo është lindur në qytezën qendrore arabe, Qalansawe, afër kufirit të Izraelit me Bregun Perëndimor, dhe ishte bërë pjesë e ushtrisë izraelite në mënyrë vullnetare në vitin 2013, fillimisht duke e mbajtur të fshehur nga familja angazhimin e saj në punën e re.

Tash për tash, Waweya shërben si zëvendëse e Adraee-s dhe ka më shumë se gjysmë milioni ndjekës në rrjetin “TikTok” e 170 mijë në X.

Adraee, i cili ka shërbyer si zëdhënës i ushtrisë izraelite në gjuhën arabe gjatë 20 vjetëve të fundit, pritet të pensionohet nga pozita.

Waweya pritet të promovohet në pozitën Kolonel Lejtënant dhe një ceremoni e dorëzimit të detyrës pritet të mbahet në javët në vijim.

Adraee ishte bërë fytyrë e njohur gjatë luftës në Gaza, sidomos për shkak të përdorimit të llogarive të tij në rrjete sociale nga ushtria për të lëshuar paralajmërime për evakuim para sulmeve në Rripin e Gazës, Liban, Jemen e madje edhe në Iran./Nacionale

@captain.ella تسألونني من أنا؟ أنا التي أحمل في عروقي شرف الدفاع…إسرائيلية أنا، وهذا فخري… فأنا #كابتن_إيلا، ♬ צליל מקורי - كابتن إيلا Captain Ella

Lajme të ngjashme