Mahnitëse: Aeroplanët F-35A aterrojnë në autostradë në Finlandë - NACIONALE

Mahnitëse: Aeroplanët F-35A aterrojnë në autostradë në Finlandë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy aeroplanë luftarakë të tipit F-35A kanë aterruar në një autostradë në Finlandë për herë të parë, sipas pamjeve të publikuara nga ushtria norvegjeze.

Dy aeroplanët e Forcës Ajrore Mbretërore të Norvegjisë aterruan në Tervo, në pjesën qendrore të Finlandës, të enjten pasdite si pjesë e një ushtrimi ushtarak, raporton agjencia “Reuters”.

Menjëherë pas aterrimit, rimbushja e aeroplanëve me karburant u krye gjatë kohës që motorët e tyre qëndronin ndezur, tha ushtria norvegjeze, para se aeroplanët të ngriheshin përsëri në qiell.

“Aeroplanët luftarakë janë të brishtë në tokë, prandaj përmes mundësisë për të shfrytëzuar fusha të vogla ajrore – dhe tani autostrada – (kjo) e rrit shkallën tonë të mbijetesës në luftë”- tha në një deklaratë Gjeneral Major Rolf Folland, komandant i Forcës Ajrore Mbretërore të Norvegjisë.

Finlanda, e cila u anëtarësua në NATO në prill, ka kufi prej 1.300 kilometrash me Rusinë. Norvegjia është anëtare themeltare e aleancës.

Një lloj tjetër i aeroplanit F-35, F35B, që mund të aterrojë në mënyrë vertikale, më parë është lëshuar në rrugë. Kjo ishte hera e parë që ky lloj i aeroplanit F-35 u lëshua në autostradë dhe që nuk mund të lëshohet në tokë në mënyrë vertikale.

Finlanda është duke planifikuar që të blejë 64 aeroplanë të tipit F-35 nga prodhuesi amerikan, “Lockheed martin”.

Në rrugë mund të lëshohen edhe aeroplanët luftarakë të tipit F-16.

Lajme të ngjashme