Macron thotë se janë dakorduar me Mbretërinë e Bashkuar për dislokimin e forcave të paqes në Ukrainë - NACIONALE

Macron thotë se janë dakorduar me Mbretërinë e Bashkuar për dislokimin e forcave të paqes në Ukrainë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Emmanuel Macron thotë se Franca ka biseduar me Mbretërinë e Bashkuar për dislokimin e forcave të paqes në territorin ukrainas dhe se “vende të tjera” janë të gatshme t’i bashkohen kësaj nisme, raporton The Guardian.

“Solidariteti dhe mbështetja nga SHBA do të jenë thelbësore për këtë,” tha Macron.

Macron shtoi se beson që Franca dhe ShBA-ja kanë të njëjtën dëshirë: një paqe të qëndrueshme dhe të fortë sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe një rikthim të një situate ndërkombëtare ku të gjithë mund të mbajmë përgjegjësitë tona.

“Gjithashtu doja të isha shumë i qartë, zoti President, lidhur me angazhimin e Evropës,” tha Macron në konferencën e përbashkët me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Ne jemi angazhuar për të ndërtuar një paqe të qëndrueshme si evropianë. Jemi angazhuar të jemi faktorë kyç në këto garanci sigurie dhe jemi plotësisht të vetëdijshëm se evropianët duhet të bëjnë më shumë për sigurinë dhe mbrojtjen në Evropë.” - tha ai në konferenc

Macron thotë se Evropa është shumë “e qartë” për atë që evropianët duhet të bëjnë “duke marrë parasysh kërcënimet që na rrethojnë dhe përgjegjësitë që duhet të mbajmë.”

“Evropianët janë të gatshëm të bëjnë edhe më shumë dhe të shkojnë edhe më larg,” tha ai.

Lajme të ngjashme