Macron nxjerr dhëmbët: Fotot ku bokson thesin marrin dhenë në rrjete sociale
Fotografi zyrtar i presidentit francez, Emmanuel Macron, ka publikuar fotografi në Instagram ku shihet Presidenti duke boksuar një thes.
Këto fotografi, kanë shkaktuar tërmet reagimesh në rrjetet sociale, shkruan The Guardian.
Ndër komentet më të shpeshta, janë ato që ndërlidhen me qëndrimin e presidentit francez, Emmanuel Macron, që ‘nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të trupave në Ukrainë’.
Këto fotografi, bardh e zi, kanë mjaftuar që përdoruesit e rrjeteve sociale, po ashtu nëpërmjet programeve kompjuterike, të miksojnë fotografi të Macronit me të Putinit, duke e boksuar presidentin rus.
Ces codes virilistes utilisés jusqu’à l’overdose. Quelle misère du politique. Quelle défaite du progressisme. Et quelle indigence de la communication politique… https://t.co/JQ3AsIvYjb
— Sandrine Rousseau (@sandrousseau) March 20, 2024