Macron e sheh si ‘kapitullim’ planin e Trumpit për Ukrainën - NACIONALE

Macron e sheh si ‘kapitullim’ planin e Trumpit për Ukrainën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëron kundërshtimin e marrëveshjes së paqes rreth luftës në Ukrainë, sipas planit të presidentit amerikan Donald Trump, pasi sipas tij, ajo do të nënkuptonte ‘kapitullim për Ukrainën”.

Ai ka thënë se vetëm presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të mund të negocionte në emër të vendit të tij rreth përfundimit të luftës me Rusinë, duke thënë për Financial Times, se ‘paqja do të ishte kapitullim’ i cili do të nënkuptonte ‘lajm të keq për çdokë’ – përfshirë edhe ShBA-në, sipas tij.

Komentet e Macron vijnë mes frikës në Evropë që presidenti Trump dhe Putin, po ‘provojnë negocimin e një marrëveshje për paqe’ për luftën në Ukrainë.

“Pyetja e vetme këtë fazë është nëse Putini është i qëndrueshëm, i gatshëm dhe i besuëshëm që të pranojë një armëpushim. Pas kësaj, është në dorën e ukrainasve që të negociojnë me Rusinë”, tha Macron për Financial Times.

Lajme të ngjashme