Macron bën thirrje që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin - NACIONALE

Macron bën thirrje që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka bërë thirrje që të ndalohet dërgesat e armëve për Izraelin.

Sipas “REL”, ai ka deklaruar se prioritet është që të kthehen në një zgjidhje politike.

“Mendoj se sot prioriteti është që ne të kthehemi të një zgjidhje politike, që ne të ndalojmë dërgimin e armëve për luftën në Gazë

Franca nuk po dërgon armë” – ka thënë ai.

Franca nuk është ofruese e madhe e armëve për Izraelin ku vitin e ekaluar, dërgesat e pajisjeve ushtarake patën vlerë në 33 milionë euro.

ShBA në anën tjetër, i ka dërguar Izraelit armë në vlerë prej tre miliardë dollarësh vitin e kaluar.

Në shtator, Britania e Madhe po ashtu njoftoi për pezullimin e eksporteve të armëve për Izraelin, duke thënë se ka “rreziqe reale” se mund të përdoren në shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar.

“Mendoj se ne nuk po dëgjohemi. Mendoj se është gabim, përfshirë edhe për sigurinë e Izraelit” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme