Macja i hip imamit në sup, përderisa ai po e udhëhiqte namazin në Algjeri - NACIONALE

Macja i hip imamit në sup, përderisa ai po e udhëhiqte namazin në Algjeri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një mace i ka hipur në krah një imami në Algjeri, përderisa ai po e udhëhiqte namazin e Teravisë në Algjeri.

Momenti interesant u incizua gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të faljes së namazit në Bordj Bou Arreridj të Algjerisë. Videoja është publikuar edhe nga televizioni britanik, BBC.

Imami Walid Mehsas ishte duke i falur teravitë, të cilat mbahen çdo natë gjatë Ramazanit, kur macja u ngjit fillimisht në gjoksin e tij e më pas i hipi në krah.

Imami nuk e ndërpreu recitimin e lutjes dhe nuk u duk i bezdisur nga kafsha, pasi shihet duke e prekur me të dyja duart.

Pasi qëndroi për disa sekonda mbi krahun e imamit, macja kërceu prapë në dysheme dhe u largua.

Lajme të ngjashme