Lukashenko e pret me buzëqeshje emisarin e Trumpit, John Coale - NACIONALE

Lukashenko e pret me buzëqeshje emisarin e Trumpit, John Coale

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Bjellorusia ka liruar 52 të burgosur të nacionaliteteve të ndryshme dhe ata janë rrugës për në Lituani. Një delegacion amerikan raportohet se e ka negociuar lirimin e tyre.

Presidenti autokrat i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, më herët u takua në Minsk me avokatin amerikan, John Coale, i cili po shërben në rolin e emisarit të presidentit Donald Trump, për ta diskutuar lirimin e këtyre të burgosurve, shkruan gazeta “The Guardian”, duke e cituar agjencinë e lajmeve “Reuters”.

Sipas agjencisë bjelloruse të lajmeve, “Belta”, Coale i përcolli Lukashenkos një letër nga homologu amerikan. Në letër shkruhej “Donald”.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, zbuloi se gjashtë lituanë janë në grupin e të liruarve. Ai i falënderoi Shtetet e Bashkuara dhe “personalisht Donald Trumpin” për rolin e tyre në negocimin e lirimit të të burgosurve.

“Prapëseprapë, më shumë se 1.000 të burgosur politikë ende mbeten në burgjet bjelloruse dhe ne nuk mund të ndalemi derisa ta shohim lirinë e tyre” – shtoi Nauseda.

Agjencia “Belta” raportoi se në grupin e të liruarve përfshihen gjithashtu nga dy shtetas të Letonisë, Polonisë e Gjermanisë, ndërsa nga një prej Francës dhe Britanisë.

Zëdhënësi i ambasadës amerikane konfirmoi se kompania ajrore bjelloruse “Belavia” do të ketë lirim nga sanksionet falë angazhimit me ShBA-në./Nacionale

Lajme të ngjashme