Lufta në Ukrainë, Trump konfirmon se ka biseduar me Putinin
Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se ka biseduar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Sipas “CNN”, Trump në një intervistë për “New York Post”, ka thënë se “ai nuk dëshiron t’i shohë njerëzit duke vdekur”.
Nuk dihet ende kur është zhvilluar biseda mes liderëve, ose nëse kanë folur prej kur Trump nisi zyrtarisht punën në janar, si dhe sa herë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se “nuk mund t’i mohojë apo konfirmojë” lajmet. Ai ka shtuar se Uashingtoni dhe Moska flasin përmes “kanaleve të ndryshme” edhe më shumë derisa administrata e Trump “po e rrit aktivitetin”.
“Kështu që mund të ketë diçka që nuk di” – ka thënë Peskov.
Trump ka shtuar se “është më mirë të mos e thotë” se sa herë ka folur me Putinin, por shtoi se kanë një “marrëdhënie të mirë” me homologun e tij rus.
Presidenti amerikan shprehu shpresë që lufta e Putinit në Ukrainë, e cila po i afrohet përvjetorit të tretë, të përfundojë shpejt.
Më herët, Trump kishte thënë se do t’i japë fund konfliktit 24 orë pasi të marrë pushtetin.
“Shpresoj që të ndodhë shpejt. Njerëzit po vdesin çdo ditë. Lufta në Ukrainë është shumë e keqe. Dua ta përfundoj këtë gjë” – ka thënë ai, transmeton Nacionale.