Lufta në Ukrainë: Katër adoleshentë mes 11 të vrarëve në sulmin në Kramatorsk
Katë adoleshentë ishin në mesin e 11 personave të vrarë në qytetin ukrainas Kramatorsk pasi një raketë ruse goditi një restorant popullor të martën mbrëma. Midis viktimave ishin Yuliya dhe Anna Aksenchenko, motra binjake 14-vjeçare, së bashku me një vajzë 17-vjeçare, identiteti i së cilës mbetet i pazbuluar, raportoi The Guardian.
Përveç kësaj, sulmi la të paktën 57 persona të plagosur, duke përfshirë shtetas kolumbianë dhe një shkrimtare të shquar ukrainas. Ashpërsia e lëndimeve ndryshon, me shkrimtaren ukrainase aktualisht në gjendje kritike, duke luftuar për jetën e saj.
BBC raportoi se operacionet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e urgjencës aktualisht po përpiqen të gjejnë të mbijetuarit e mbetur dhe të ofrojnë ndihmë.
Kramatorsk, i vendosur në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore, është nën kontrollin e Ukrainës, por ndodhet në afërsi të zonave të pushtuara nga Rusia.
Sergio Jaramillo Caro, një ish-negociator kolumbian i paqes, ishte i pranishëm në restorant gjatë sulmit, duke pësuar lëndime të lehta.
Në përgjigje të sulmit ndaj shtetasve kolumbianë, presidenti kolumbian Gustavo Petro denoi ashpër agresionin rus, duke pohuar se ai shkelte protokollet e luftës. Më tej ai udhëzoi ministrinë e jashtme që të lëshojë një protestë diplomatike ndaj Rusisë.
Valentyna, një banore e Kramatorsk, e cila zotëron një kafene aty pranë, përshkroi shkallën e shkatërrimit të shkaktuar nga sulmi. Ajo i tha agjencisë së lajmeve Reuters, "Çdo gjë është zhdukur atje".