Liderja e opozitës së Venzuelës ia jep Trumpit çmimin e saj Nobel
Kur udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, hyri në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ajo mbante me vete një dhuratë që presidenti amerikan Donald Trump e ka lakmuar prej kohësh: Çmimin Nobel për Paqen,shkruan CNN.
Machado, një kritike e ashpër e ish-njeriut të fortë të Venezuelës, Nicolás Maduro, e fitoi çmimin vitin e kaluar për fushatën e saj për më shumë demokraci.
Tani ajo po e linte medaljen në Shtëpinë e Bardhë, duke shpresuar se ky gjest mund t’i siguronte diçka shumë më të vlefshme: mbështetjen e SHBA-së në betejën për të udhëhequr të ardhmen e Venezuelës pas Maduron.
Por, nëse ajo mendonte se dhurata mund ta shtynte presidentin drejt një mbështetjeje më të qartë, duket se mund të mbetet duke pritur, të paktën për momentin.
Më vonë ajo u fotografua duke mbajtur një çantë dhuratash me markën e Trumpit teksa largohej nga Shtëpia e Bardhë – me shumë pak qartësi për të ardhmen e saj politike, shkruan CNN.