Le Pen përballë Macron: Do të rivendos harmoninë mes francezëve
Katër ditë përpara se Franca të votojë për presidentin e saj të ardhshëm, dy kandidatët e mbetur janë ballë për ballë në debatin e tyre të vetëm televiziv.
Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen ka mbetur prapa Emmanuel Macron në sondazhet e opinionit, por miliona votues janë ende të pavendosur.
Për dy orë e gjysmë ata do të marrin pjesë në duelin e së mërkurës mbrëma me shpresën për të përfituar.
E pyetur se pse Le Pen do të bënte një presidente të mirë, ajo u përgjigj duke thënë:
“Unë i njoh mirë njerëzit tanë. Unë i takoj prej vitesh. I kam parë të vuajnë, i kam parë të shqetësohen.”
Ajo thotë se do të ishte presidentja që do të kujdesej për shqetësimet e përditshme, si fuqia blerëse dhe shkollat, ndërsa shtoi se do të rivendoste harmoninë mes francezëve.
“Unë do të jem presidente e drejtësisë. Unë do të jem kryetare e vëllazërisë kombëtare. Unë do të jem presidente e paqes civile.”
Përplasjet televizive midis dy kandidatëve kryesorë kanë qenë një pikë kryesore e zgjedhjeve presidenciale franceze për gati pesë dekada.
Debati i vitit 2017 ishte një katastrofë për zonjën Le Pen, e cila u shfaq e rraskapitur dhe e papërqendruar përballë një Emmanuel Macron të sigurt dhe të artikuluar. Ai ishte tashmë shumë përpara në sondazhe dhe mundi kundërshtaren e tij të ekstremit të djathtë duke siguruar dy të tretat e votave.
Këtë herë do të jetë një garë shumë më e ngushtë dhe një performancë e fortë e Le Pen mund të fitojë mbi një pjesë të madhe të votuesve të pavendosur. Ajo e ka ndërprerë fushatën e saj që nga e hëna për t'u përqendruar në debat dhe për rivalin e saj mund të mos jetë aq të lehtë sa ishte pesë vitë më parë.