Kush e drejton Libanin? Sipas BBC-së "akush" - NACIONALE

Kush e drejton Libanin? Sipas BBC-së "akush"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Askush nuk e udhëheq Libanin, thotë BBC-ja.

Vendimet e mëdha kërkojnë konsensus dhe kur ai dështon, vendi rrënohet nga paraliza politike.

Aktualisht, për shkak të mungesës së konsensusit, presidenca është vakante (boshe).

Hezbollahu ka një forcë të madhe paraushtarake, por gjithashtu merr pjesë në zgjedhje dhe në qeverisje.

Është ndër partitë më të mëdha dhe më të njohura në vend, por kjo nuk reflektohet në madhësinë e bllokut të saj parlamentar, thuhet në shkrimin e BBC-së, transmeton Nacionale.

Hezbollahu dhe aleatja e tij shiite Amal kanë fuqi efektive të vetos mbi vendimet e mëdha në Liban.

Megjithatë, fuqia e vetos mbi vendimmarrjen ka qenë prej kohësh një tipar i sistemit libanez dhe nuk është një privilegj ekskluziv i mbajtur nga Hezbollah/Amal.

Koalicionet e mëdha që mund të pretendojnë një monopol mbi përfaqësimin e një sekti të madh (sunitë, shiitë ose të krishterë) shpesh fitojnë një pushtet të tillë. Parti të ndryshme mund të bllokojnë vendime të mëdha, por asnjë parti apo koalicion nuk mund të detyrojë vendime të tilla.

Lajme të ngjashme