Kryeministrja e Albertas propozon referendum për ndarje nga Kanadaja
Kryeministrja rajonale e provincës Alberta të Kanadasë, rajon i pasur me naftë, tha të hënën se ajo do të organizojë një referendum për ndarje nga Kanadaja vitin e ardhshëm, nëse një peticion i udhëhequr nga qytetarët e arrin numrin e kërkuar të nënshkrimeve.
Zonja Danielle Smith se ai personalisht nuk e mbështet ndarjen e provincës nga Kanadaja dhe shprehu shpresë për “një rrugë përpara” për një Alberta të fortë e sovrane brenda një Kanadaje të bashkuar, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
“Nëse Otava, për çfarëdo arsyeje, vazhdon që ta sulmojë provincën tonë siç ka bërë gjatë dekadës së fundit, kjo përfundimisht do t’u përkasë banorëve të Albertas që të vendosin. Unë do ta pranoj gjykimin e tyre” – tha Smith.
Njoftimi i saj erdhi vetëm një javë pasi kryeministri Mark Carney e udhëhoqi Partinë Liberale drejt mandatit të katërt rresht në pushtet. Njoftimi vjen gjithashtu në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdon ta kërcënojë Kanadanë me taksa dhe duke e paraqitur idenë që vendi fqinj të bëhet shteti i 51-të i ShBA-së.
Qeveria rajonale e zonjës Smith rishtazi ka paraqitur legjislacion që, nëse miratohet, do ta ulte pragun që duhet ta kalojnë nënshkruesit e peticioneve për të organizuar referendum në provincë.
Zonja Smith i ka akuzuar qeveritë e mëparshme qendrore të Kanadasë për miratim të legjislacioneve të ndryshme që e kufizojnë aftësinë e Albertas për të prodhuar dhe eksportuar naftë, gjë që, sipas saj, i ka kushtuar provincës miliarda dollarë. Ajo gjithashtu ka thënë se nuk dëshiron që qeveria federale të përzihet në çështjet provinciale të Albertas.
Smithështë takuar me kryeministrin Carney dhe ka thënë se ai “kishte disa gjëra premtuese për t’i thënë rreth ndryshimit të drejtimit të politikave anti burime të qeverisë së tij”./Nacionale