Kryeministri i Spanjës e quan Izraelin “shtet gjenocidal” - NACIONALE

Kryeministri i Spanjës e quan Izraelin “shtet gjenocidal”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria e Jashtme e Izraelit e ka thirrur në takim ambasadorin spanjoll për qortim firmal, pasi kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, e quajti “shtet gjenocidal” këtë vend.

Kryeministri spanjoll i bëri komentet të mërkurën gjatë një shkëmbimi fjalësh në Kuvend, kur Qeveria e tij u akuzua për vazhdimin e tregtisë me Izraelin, raporton gazeta “The Guardian”.

“Dua që të qartësoj një gjë, ne nuk bëjmë tregti me një shtet gjenocidal. Nuk bëjmë” – tha Sanchezi.

Qeveria e Spanjës ka thënë në mënyrë të përsëritur se e ka ndalur shitjen e armëve në Izrael që nga fillimi i konfliktit në Gaza më 2023. Disa raporte, megjithatë, duket se kundërshtojnë një gjë të tillë.

Reagimi i Izraelit ndaj komenteve të Sanchezit ishte i shpejtë. “Pas komenteve serioze të bëra nga kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ambasadori spanjoll në Izrael është thirrur për një takim qortues” – tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Izraelit. Në njoftim thuhet se takimi do të mbahet të enjten në Jerusalem.

Përderisa Spanja për një kohë të gjatë ka qendë njëra nga vendet e BE-së që më së shumti e kanë kritikuar luftën e Izraelit në Gaza, komentet e kësaj jave e shënojnë herën e parë që kryeministri ka përdorur gjuhë të tillë të ashpër. Ai i bëri komentet gati një vit pasi Spanja iu bashkua Irlandës e Norvegjisë për njohjen zyrtare të një shteti palestinez.

Sanchezi dhe Qeveria e Spanjës shpesh janë përplasur me Izraelin për shkak të pikëpamjes së tyre për luftën. Në vitin 2023, Izraeli e kishte tërhequr ambasadorin e vet në Madrid, pasi Sanchezi kishte thënë se kishte “dyshime të vërteta” për atë nëse Izraeli ishte duke e respektuar të drejtën humanitare ndërkombëtare gjatë ofensivës në Gaza.

Lajme të ngjashme