Kryeministri britanik bllokohet nga pyetja e deputetes Kearns për Gazën: Ku bie përgjegjësia? - NACIONALE

Kryeministri britanik bllokohet nga pyetja e deputetes Kearns për Gazën: Ku bie përgjegjësia?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja britanike, Alicia Kearns, duket se e ka zënë ngushtë kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, i cili për një çast e pati vështirë ta niste përgjigjen ndaj një pyetjeje të saj për vrasjen e civilëve në Gaza.

Zonja Kearns, e cila është edhe kryetare e Komisionit Për Punë të Jashtme, e pyeti kryeministrin Sunak: “Ku bie përgjegjësia për vdekjen e shumë civilëve?”

Ai fillimisht belbëzoi pak: “Dua të them, mirë, përsëri…”

“Pyeteni Hamasin pse e ngulit veten në popullsi civile”- tha më tej ai.

“Përgjegjësia për vdekjen e civilëve – janë dy palë në këtë. Izraeli po mundohet që ta mbrojë veten. Nëse organizata terroriste [Hamasi], që po i kryen këto sulme qëllimisht po e rrënjos veten brenda popullsive civile, atëherë ajo duhet ta pranojë përgjegjësinë për këtë”- shtoi Sunaku.

Më herët, ajo ia përmendi rastet e Sirisë dhe Ukrainës, kur zyrtarë britanikë kishin deklaruar se në Siri po shkelej e drejta ndërkombëtare e në Ukrainë po kryheshin krime lufte.

Lajme të ngjashme