Kryediplomati i ri britanik bën vizitë të befasishme në Ukrainë - NACIONALE

Kryediplomati i ri britanik bën vizitë të befasishme në Ukrainë

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i ri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, ish-kryeministri David Cameron, ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë, ku është takuar me presidentin e këtij shteti, Volodymyr Zelensky.

Përmes një shkrimi në rrjetin X, Zelensky tha se dy zyrtarët patën “një takim të mirë, të përqendruar në armët për vijën e frontit”, raporton televizioni “Sky News”.

Presidenti ukrainas shtoi se ai është mirënjohës për mbështetjen e ofruar nga Mbretëria e Bashkuar.

Në një video të shkurtër, Zelensky si duket e pati fjalën edhe për konfliktin Izrael – Hamas, duke thënë: “Bota nuk është aq e përqendruar në situatën e fushëbetejës në Ukrainë dhe kjo ndarje e përqendrimit vërtet nuk ndihmon.”

Ministri britanik, në anën tjetër, tha se dëshironte që Kievi të ishte destinacioni i tij i parë në detyrën e re.

Ish-kryeministri u emëruar në pozitën e kryediplomatit këtë javë, si pjesë e riformatimit qeveritar nga ana e kryeministrit Rishi Sunak.

James Cleverly, që deri para pak ditëve e kishte rolin e sekretarit të Jashtëm, tani e tutje do të jetë sekretar i Mbrendshëm.

Lajme të ngjashme