Kritikat e Trumpit për Putinin rreth bisedimeve për Ukrainën, reagon Kremlini - NACIONALE

Kritikat e Trumpit për Putinin rreth bisedimeve për Ukrainën, reagon Kremlini

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kur u pyet të mërkurën për kritikat e presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj homologut të tij rus, Vladimir Putin, Kremlini tha se Moska është “e qetë” sa u përket kritikave dhe se do t’i vazhdojë përpjekjet për ta “ndrequr” marrëdhënien e thyer mes ShBA-së e Rusisë.

Në një bashkëbisedim me gazetarë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha: “Ne jemi goxha të qetë për këtë”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Ne presim që ta vazhdojmë dialogun tonë me Uashingtonin dhe vijën tonë për riparimin e marrëdhënieve dypalëshe mjaft të thyera” – shtoi ai.

Trumpi tha të martën se e kishte miratuar dërgimin e armëve mbrojtëse amerikane në Ukrainë dhe po shqyrtonte sanksione shtesë kundër Moskës, duke e nënvizuar zemërimin e tij me homologun rus.

Si kandidat për president gjatë fushatës zgjedhore, Trumpi ishte zotuar se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë brenda një dite, por nuk ka arritur që ta përmbushë premtimin.

Peskovi tha se Trumpi ka kuptuar që konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës nuk do të zgjidhet lehtë.

Ai tha: “Ne gjithashtu dëgjuam një deklaratë shumë të rëndësisme nga Trumpi se zgjidhja e konfliktit ukrainas doli të ishte shumë më e vështirë sesa e kishte menduar nga fillimi.”/Nacionale

Lajme të ngjashme