Kremlini thotë se ende po e pret përgjigjen e Ukrainës për bisedime më 2 qershor - NACIONALE

Kremlini thotë se ende po e pret përgjigjen e Ukrainës për bisedime më 2 qershor

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kremlini tha të enjten se ende ishte duke pritur një përgjigje nga Ukraina për propozimin e Rusisë që rundi i ardhshëm i bisedimeve të paqes në Stamboll më 2 qershor t’i fillojë diskutimet rreth drafteve të memorandumeve për një akord të paqes.

Të mërkurën, Rusia e propozoi rundin e ri të bisedimeve të drejtpërdrejta, me qëllim të paraqitjes së një memorandumi para Ukrainës në të cilin do të përvijoheshin ato që i përshkroi si elemente kyçe për “tejkalimin e shkaqeve rrënjësore” të konfliktit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se deri më tani Moska nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga Kievi.

Kur iu kërkua që ta komentonte sugjerimin e ministrit të Jashtëm ët Ukrainës, Andrii Sybiha, se Rusia duhet ta dorëzojë menjëherë memorandumin, Peskovi e cilësoi si “jokonstruktive” këtë ide.

“Këtu, ju duhet ose ta konfirmoni gatishmërinë për t’i vazhduar bisedimet, ose ta bëni të kundërtën” – tha zëdhënësi i Kremlinit.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, tha ë mërkurën se Kievi tashmë e kishte dorëzuar memorandumin e vet për një zgjidhje të mundshme dhe i bëri thirrje Rusisë që ta dorëzonte menjëherë versionin e saj, e jo të presë deri javën e ardhshme.

Në bisedimet e fundit, më 16 maj, nuk u arrit marrëveshje për armëpushim, për të cilin Rusia tha se nuk mund të arrihet pa u plotësuar disa kushte të caktuara.

Sidoqoftë, palët arritën marrëveshje për shkëmbimin e një numri të konsiderueshëm të të burgosurve të luftës./Nacionale

Lajme të ngjashme