Kina përjashton nga Partia Komuniste dy ish-ministra të Mbrojtjes - NACIONALE

Kina përjashton nga Partia Komuniste dy ish-ministra të Mbrojtjes

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kina të enjten e dëboi nga Partia Komuniste në pushtet ish-ministrin e Mbrojtjes, Li Shangfu, për shkak të dyshimeve për korrupsion, raportoi televizioni shtetëror, CCTV, tetë muaj pas shkarkimit të tij nga posti i ministrit.

Shangfu, gjithashtu ish-anëtar i Komisionit Qendror Ushtarak, u shkarkua në tetor të vitit të kaluar pa shpjegim, pasi ishte zhdukur me muaj nga sytë e publikut, në kohën e një vargu të spastrimeve të nivelit të lartë që e kanë turbulluar ushtrinë më të madhe në botë, raporton televizioni CNN.

Paraardhësi i Shangfus si ministër i Mbrojtjes, Wei Fenghe, gjithashtu u dëbua nga Partia Komuniste, edhe ai nën dyshimet për korrupsion, sipas televizionit shtetëror.

Lajm në zhvillim...

Lajme të ngjashme