Kina e akuzon ShBA-në për sulme kibernetike “të avancuara” - NACIONALE

Kina e akuzon ShBA-në për sulme kibernetike “të avancuara”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kina të martën i akuzoi Shtetet e Bashkuara për nisjen e sulmeve kibernetike “të avancuara” gjatë Lojërave Dimërore Aziatike në shkurt, duke vënë në shënjestër industri thelbësore.

Policia në qytetin verilindor verilindor kinez, Harbin, tha se tre agjentë të dyshuar të Agjencisë për Siguri Kombëtare (NSA) të Shteteve të Bashkuara janë në listë të personave të kërkuar dhe i akuzoi Universitetin e Kalifornisë dhe “Virginia Tech” se janë të përfshirë në këto sulme pas kryerjes së hetimeve, sipas një raporti të agjencisë shtetërore kineze të lajmeve, “Xinhua”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Agjentët e NSA-së u identifikuan nga agjencia “Xinhua” si Katheryn A. Wilson, Robert J. Snelling dhe Stephen W. Johnson.

Në raport nuk u saktësua se si dy universitetet amerikane ishin të përfshira në sulmet e pretenduara kibernetike.

Ambasada amerikane në Pekin nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Ministria e Jashtme e Kinës më vonë i konfirmoi sulmet dhe tha se Pekini i kishte ngritur shqetësimet e veta me Shtetet e Bashkuara.

“Ne i bëjmë thirrje ShBA-së që të marrin qëndrim të përgjegjshëm rreth çështjes se sigurisë kibernetike dhe… t’i ndërpresë njollosjet dhe sulmet ndaj Kinës” – tha në një konferencë të rregullt për shty zëdhënësi i kësaj ministrie, Lin Jian./Nacionale

Lajme të ngjashme