Kimi i Koresë i zhgënjyer me dëmtimin e luftanijes së re: Akt kriminal, aksident serioz - NACIONALE

Kimi i Koresë i zhgënjyer me dëmtimin e luftanijes së re: Akt kriminal, aksident serioz

3 javë më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka dënuar një “aksident serioz” gjatë lëshimit në përdorim të një anijeje të re luftarake të enjten, duke e quajtur rastin “akt kriminal” që nuk mund të tolerohet.

Disa pjesë të fundit të luftanijes 5000-tonëshe u shtypën, duke ia prishur baraspeshimin, raportuan mediat shtetërore, sipas televizionit BBC.

Kimi, i cili ishte i pranishëm në ceremoni, ka urdhëruar që luftanija të rregullohet para një takimi kyç të partisë në qershor dhe që personat e përfshirë në dizajnimin e anijes të mbahen përgjegjës për incidentin për të cilin ai tha se “i dëmtoi rëndë dinjitetin dhe krenarinë e kombit për një kohë të shkurtër”.

Në raportimet e mediave shtetërore nuk u përmend ndonjë viktimë ose person i lënduar si rezultat i incidentit.

Sipas Kimit, aksidenti të enjten ndodhi për shkak të “pakujdesisë absolute, papërgjegjësisë dhe empirizmit joshkencor”. Rasti ndodhi në një bazë anijesh në qytetin lindor bregdetar, Chongjin.

Ai shtoi se “gabimet e papërgjegjshme” të personave të përfshirë në rast do të trajtohen në një mbledhje plenare muajin e ardhshëm.

Nuk është e qartë se me çfarë ndëshkimi mund të ballafaqohen ata, por shteti autoritar ka histori të trishtueshme rreth të drejtave të njeriut. Njerëzit mund të burgosen për shumë gjëra, përfshirë shikimin e ndonjë DVD-je nga Koreja e Jugut.

Është e pazakonshme që Koreja e Veriut t’i zbulojë publikisht aksidentet brenda vendit, edhe pse ka bërë një gjë të tillë edhe në të kaluarën disa herë.

Incidenti i së enjtes ndodhi disa javë pasi Koreja e Veriut zbuloi një luftanije të re 5000-tonëshe në bregdetin perëndimor të vendit, për të cilën tha se është e pajisur për bartjen e mbi 70 raketave.

Lajme të ngjashme