Kievi zyrtar: Rusia nisi "sulmin e saj më masiv" me dronë të hënën - NACIONALE

Kievi zyrtar: Rusia nisi "sulmin e saj më masiv" me dronë të hënën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vala e sulmeve të Rusisë në Ukrainë herët të hënën ishte “sulmi më masiv i saj me dron kamikaze”, tha kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, shkruan CNN.

"Kam vizituar një ndërtesë shumëkatëshe që u godit nga fragmente të një droni rus gjatë natës,"
shkroi Klitschko në një deklaratë në Telegram. “Mbrëmë barbarët organizuan sulmin më masiv me dronë kamikaze. Pothuajse 60 'Shaheds' u lëshuan”, më shumë se gjysma e të cilave synonin Kievin, sipas Klitschko.
Sulme të tjera u regjistruan në zonat Kharkiv dhe Kherson të Ukrainës.


Ushtria ukrainase tha se zmbrapsi sulmin ndaj kryeqytetit, i fundit në përpjekjet e Moskës për të prishur sistemin e saj të mbrojtjes ajrore. Sipas kryetarit të Kievit, "36 dronë fluturuan në kryeqytet", por u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes ajrore.

"Megjithatë, mbeturinat nga disa dronë dëmtuan disa objekte sociale dhe një ndërtesë të lartë banimi në rrethin Sviatoshyn,"
tha Klitschko.

Më tej ai raportohet të ketë thënë se sulmi me dron nuk shkaktoi asnjë vdekje, "por pesë persona u plagosën në dy lagje të qytetit".

“Tre prej tyre ishin në ndërtesa të larta. Dy viktima u shtruan në spital, njëri prej tyre iu nënshtrua një operacioni. Mjekët thonë se nuk ka rrezik për jetën e tyre”,
shtoi ai.

Lajme të ngjashme