Këta janë të vrarët nga sulmi masiv në Serbi, të gjithë të rinj - NACIONALE

Këta janë të vrarët nga sulmi masiv në Serbi, të gjithë të rinj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tetë të rinj u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën nga një serb 21-vjeçar. Të gjithë të vrarët ishin të rinj, përfshirë një polic dhe motrën e tij, raportojnë mediet serbe.

Në fshatin Dubona, afër Mladenovacit, sulmuesi i vrau policing 22-vjeçar M. P., motrën e tij 25-vjeçare, K. P. dhe mikun e tyre 25-vjeçar, D. T., raporton mediumi “Kurir”.

Të vrarë mbetën edhe të rinjtë me inicialet N. S., L. M., A. M. e N. M.

Sulmuesi e shkrepi armën në tri fshatra në Mladenovac. Viktima më e re ishte e moshës 15-vjeçare.

Lajme të ngjashme