Kërcënim me bombë, evakuohet Kulla e Eiffel-it
Kulla e Eiffeil-it në Paris, që është në mesin e vendeve më të vizituara nga turistët në botë, ishte e mbyllur për publikun të shtunën.
Objekti i famshëm turistik u evakuua si masë parandaluese pas një kërcënimi me bombë, tha një burim i policisë franceze, raporton agjencia “Reuters”.
SETE, institucioni që e menaxhon kullën, tha se ekspertët për largimin e bombave dhe policia janë duke e kontrolluar zonën, përfshirë një restorant që ndodhet brenda objektit.
“Është një procedurë e zakonshme në këtë lloj situate, e cila, megjithatë, është e rrallë”- tha një zëdhënës.
Vizitorët u larguan nga tri kate dhe nga zona nën kullë pak pas orës 13 e 30 minuta.
Ndërtimi i kullës kishte nisur në janarin e vitit 1887 dhe kishte përfunduar më 31 mars 1889.