Katër të vdekur e dhjetëra të zhdukur nga përmbytja e një trageti në Indonezi
Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur, pasi një traget u përmbyt afër ishullit turistik indonezian, Bali, sipas mediave lokale.
Shumë prej të mbijetuarve janë banorë të qytezës bregdetare Banyuwangi, ndërsa të tjerë janë nga zona më të brendshme të ishullit Java, sipas një liste të publikuar nga autoritetet, raporton televizioni BBC.
Presidenti Prabowo Subianto ka urdhëruar nga Arabia Saudite, ku po qëndron për vizitë zyrtare, që të fillojë një reagim i menjëhershëm i ekipeve emergjente.
Rruga nëpër të cilën po lundronte trageti është ndër më të ngarkuarat dhe shpesh përdoret nga banorët lokalë që lëvizin mes ishujve Java e Bali.
Aksidentet ujore janë të shpeshta në Indonezi, shtet me rreth 17 mijë ushuj, ku zbatimi jo i rregullt i masave të sigurisë është shqetësim për një kohë të gjatë.
Në mars, një grua australiane vdiq, pasi një barkë me 16 njerëz në të u përmbys afër ishullit Bali./Nacionale