Kate Middleton nesër merr pjesë në finalën e meshkujve në Wimbledon
Princesha e Uellsit, Kate Middleton pritet të marrë pjesë në finalen e meshkujve në Wimbledon, ka konfirmuar pallati Kensington.
42 vjeçarja raportohet se do ta japë trofeun nesër, ashtu siç ka bërë prej vitit 2016.
Pjesëmarrja e saj vjen gati një muaj pasi u paraqit edhe në festimet e ditëlindjen së Mbretit Charles.
Kjo njëherit, ishte paraqitja e parë publike e saj prej kur konfirmoi se po trajtohet për kancer.
Në një deklaratë të 14 qershorit, princesha Kate kishte thënë se “shpreson që do të mund t’u bashkohet disa organizimeve publike gjatë verës”, por se gjatë trajtimit “ka pasur ditë të mira dhe ditë të këqija”.