Kamerieri po e flakëronte ushqimin, dy të vdekur nga zjarri në një restorant në Madrid
Dy burra vdiqën dhe dhjetë persona të tjerë u lënduan nga shpërthimi i zjarrit në një restorant në kryeqytetin spanjoll, Madrid, thanë të shtunën shërbimet emergjente.
Zjarri nisi të premten vonë në restorantin italian "Burro Canaglia", i cili ndodhet në lagjen Salamanca, raporton agjencia "Reuters".
Një dëshmitar i tha gazetës "El Pais" se zjarri filloi, pasi një kamerier po flakëronte ushqim dhe flaka i kapi tavanin dhe muret.

Shërbimet emergjente thanë se mysafirët e restorantit patën vështirësi që të iknin, pasi flaka nisi afër daljes kryesore të lokalit.
Policia spanjolle është duke e hetuar shkakun e zjarrit.