Kadyrovi i gatshëm për ta siguruar furnizimin e Sirisë me grurë - NACIONALE

Kadyrovi i gatshëm për ta siguruar furnizimin e Sirisë me grurë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Udhëheqësi i Çeçenisë i përkrahur nga Kremlini, Ramzan Kadyrov, ka thënë se është i gatshëm për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme, dhe për t’u siguruar që Siria ta marrë grurin që i nevojitet në rast se pengohen dërgesat ruse, gjë të cilën e konsideroi me pak gjasa.

Burime ruse dhe siriane i thanë agjencisë së lajmeve “Reuters” të premten se dërgesat ruse të grurit për në Siri ishin pezulluar për shkak të paqartësisë rreth pushtetarëve të rinj atje, pasi dy anije me grurë rus për në Siri dështuan që të arrinin në destinacionet e tyre.

Në një porosi të publikuar në kanalin e tij në “Telegram” të dielën, Kadyrovi tha se dy anijet me drejtim të ndryshuar të lundrimit ishin duke transportuar grurë “komercial” dhe se furnizimet ruse të mbështetura nga shteti drejt Sirisë nuk ishin prekur.

“Edhe nëse për disa arsye të pamundshme dhe të pabesueshme kjo ndodh, unë, si udhëheqës i Republikës Çeçene, jam i gatshëm për ta marrë përgjegjësinë dhe për ta siguruar sasinë e nevojshme të grurit për Sirinë” – shkroi Kadyrovi.

Rusia, eksportuesja më e madhe e grurit në botë, e furnizon Sirinë me grurë përmes rregullimeve komplekse financiare dhe logjistike, duke i shmangur sanksionet perëndimore të vendosura ndaj të dyja shteteve. Nuk është e qartë se çfarë sasie e grurit i dërgohet Sirisë nga Rusia.

Kadyrovi nuk saktësoi se si do t’i organizonte dhe si do t’i financonte dërgesat me grurë për në Siri, nëse ai do të ishte i detyruar që të ndërhynte dhe nga do të vinte ai grurë.

Lajme të ngjashme