'Jo e prerë': Grenell thotë se pozita e ambasadorit në OKB s’është diçka që dëshiron ta bëjë - NACIONALE

'Jo e prerë': Grenell thotë se pozita e ambasadorit në OKB s’është diçka që dëshiron ta bëjë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Presidentit Donald Trump për misione të veçanta, i dha një “jo” të prerë pyetjes se Newsmax nëse ai do ta pranonte poziten e ambasadorit të ShBA-së në Kombet e Bashkuara

"Jam një 'jo i prerë' për këtë. Kjo nuk është diçka që dua të bëj. Kam mjaft gjëra për të bërë. Presidenti Trump më ka caktuar në detyra të tjera," citohet të ketë thënë Grenell.

Ai i tha mediumit se roli i ambasadorit nuk është diçka që do të dëshironte të bënte.

"Nuk është një vend ku dua të shkoj. Kam qenë aty. Kujdesem shumë për OKB-në, në fakt. Por, e dini, Elise Stefanik... le të themi thjesht se ajo do të kishte qenë e mrekullueshme. Ajo është e zgjuar dhe e apasionuar pas çështjeve botërore. Mendoj se do të kishte qenë e jashtëzakonshme." – ka thënë ai.

Trump e emëroi Grenellin si drejtor të përkohshëm në Qendrën Kennedy në fillim të muajit të kaluar, pasi shkarkoi drejtuesit e mëparshëm.

"Siç tha Presidenti Trump, ka shumë njerëz të mirë. Ai do të zgjedhë dikë të mirë. Nuk do të jem unë. Nuk dua të shkoj atje. Nuk është në të ardhmen time," ka thënë më tej Grenell.

"Por do të them se kemi shumë njerëz që mund të shërbejnë aty. Dhe Presidenti Trump do të shqyrtojë dhe do të zgjedhë personin më të mirë. Ndërkohë, unë do të jem në Qendrën Kennedy ose duke bërë diçka tjetër. Por e vlerësoj përpjekjen tuaj."

Lajme të ngjashme