Jep dorëheqje kreu i Kishës së Anglisë, Justin Welby - NACIONALE

Jep dorëheqje kreu i Kishës së Anglisë, Justin Welby

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i Kishës së Anglisë, Justin Welby, dha dorëheqje të martën, duke thënë se kishte dështuar që të garantonte një hetim të duhur për dyshimet për abuzim nga një vullnetar në kampet e krishtera verore para disa dekadave.

Welby ishte ballafaquar me thirrje për dorëheqje, pasi në një raport të javës së kaluar u zbulua se ai kishte ndërmarrë veprime të pamjaftueshme për të ndalur një person që përshkruhej si abuzuesi serik më intensive, raporton agjencia “Reuters”.

“Ditët e fundit e kanë ringjallur ndjenjën time të gjatë e të thellë të turpit në dështimet historike të ruajtjes të Kishës së Anglisë” – tha ai në një deklaratë.

“Shpresoj që ky vendim të bëjë të qartë se sa seriozisht Kisha e Anglisë e kupton nevojën për ndryshim dhe përkushtimin e thellë për krijimin e një kishe më të sigurt. Përderisa jap dorëheqje, e bëj këtë me dhimbje për të gjitha viktimat dhe të mbijetuarit e abuzimit” – shtoi Welby.

Kishat anglikane në shtete afrikane si Uganda dhe Nigeria pritet që ta mirëpresin dorëheqjen e tij, pasi vitin e kaluar kishin thënë se nuk kishin më besim në të.

Lajme të ngjashme