Izraeli thotë se rreth 70 palestinezë të armatosur janë dorëzuar, publikon video
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë publikuar pamje ku shihen palestinezë të armatosur duke u dorëzuar para ushtarëve izraelitë afër spitalit “Kamal Adëan” në veri të Gazës.
Sipas ushtrisë izraelite, ditëve të fundit, trupat e Brigadës së 460-të të Blinduar, duke punuar me agjencinë e sigurisë “Shin Bet”, lokalizuan një ndërtesë që përdorej nga operativët e Hamasit në zonën e spitalit, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Ushtria tha më tej se ushtarët zhvilluan betejë dhe vranë disa të armatosur në zonën e spitalit gjatë disa ballafaqimeve të ndara.
Sipas Forcave Mbrojtëse të Izraelit, rreth 70 opertivë të Hamasit u dorëzuan para trupave izraelite në atë zonë, duke i dorëzuar armët dhe pajisjet.
Ata janë dërguar për t’u marrë në pyetje nga shërbimi “Shin Bet” dhe Njësia 504 e Drejtorisë së Inteligjencës Ushtarake, thuhet më tej në njoftim.
Video released by the IDF from the Kamal Adwan Hospital pic.twitter.com/YGzH79p1Qc
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) December 14, 2023
Nëse videoja nuk hapet, klikoni KËTU.