Izraeli thotë se ka goditur 450 objektiva të Hamasit në 24 orë - NACIONALE

Izraeli thotë se ka goditur 450 objektiva të Hamasit në 24 orë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë thënë të hënën se gjatë 24 orëve të fundit kanë goditur qindra objektiva të Hamasit dhe kanë marrë kontrollin e një kompleksi ushtarak në Gaza.

“Gjatë ditës së fundit, avionët luftarakë të IDF-së goditën mbi 450 objektiva të Hamasit, duke përfshirë tunele, terroristë, komplekse ushtarake, poste vëzhgimi, poste lëshimi të raketave antitank dhe më shumë,”- është njoftuar në një deklaratë nga IDF, raporton CNN.

Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë ka thënë se forcat izraelite janë duke kryer një sulm të rëndësishëm në enklavën që synon infrastrukturën e Hamasit mbi dhe nëntokë, si dhe militantët dhe komandantët e lartë.

Kujtojmë se Izraeli nisi bombardimin e pamëshirshëm në Gaza, pas sulmi të Hamasit në Izrael që la të vrarë 1,400 persona.

Që atëherë sulmet izraelite kanë goditur zonat civile duke përfshirë lagjet e banimit, spitalet, kampet e refugjatëve dhe shkollat, ku sipas autoritetetve shëndetësore janë vrarë më shumë se 9,700 njerëz. Është bërë e ditur se të paktën 4,800 nga viktimat janë fëmijë.

Lajme të ngjashme