Izraeli thotë se forcat e saj “po luftojnë në zemër të qytetit të Gazës”
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF), raporton “The Guardian”, kanë deklaruar se po luftojnë me militantët e Hamasit në “qendra të rëndësishme” në Rripin e Gazës.
Sipas raportimit, kjo luftë është cilësuar si “komplekse dhe e vështirë”.
Yaron Finkelman, gjeneralmajor i IDF-së, deklaroi se “po eliminojnë terroristë, po zbulojnë tunele, po shkatërrojnë armët dhe po vazhdojnë të avancojnë në qendër të armikut”, raporton media britanike.
“Ne po luftojmë pikërisht në këtë orë në qendra të rëndësishme të Rripit të Gazës. Sapo jam kthyer prej andej. Për herë të parë në një dekadë, IDF po lufton në zemër të qytetit të Gazës. Në zemër të terrorit. Kjo është një luftë komplekse dhe e vështirë dhe fatkeqësisht ka kosto.” – deklaroi ai.