Izraeli thotë se e vrau në Liban shefin e njësitit të logjistikës të Hezbollahut, Abbas Karki - NACIONALE

Izraeli thotë se e vrau në Liban shefin e njësitit të logjistikës të Hezbollahut, Abbas Karki

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Shefi i njësitit të logjistikës të Hezbollahut në jug të Libanit u vra përmes një sulmi izraelit me dron më herët të premten, njoftoi ushtria izraelite.

Sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Abbas Hassan Karki ishte drejtor për logjistikë në Frontin Jugor të Hezbollahut. Ai ka mbajtur pozita të tjera të larta në Hezbollah viteve të fundit, thuhet në njoftim, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Ushtria izraelite tha se Karki “udhëhoqi dhe çoi përpara përpjekje për rindërtimin” e kapaciteteve të Hezbollahut në pjesën jugore të Libanit, bashkë me rivendosjen e infrastrukturës që ishte shkatërruar gjatë luftimeve vitin e kaluar.

Karki ishte gjithashtu përgjegjës për “rindërtimin e strukturës së forcës së organizatës dhe për menaxhimin e transferimit dhe magazinimit të armëve në Libanin jugor”, thuhet në njoftim.

Veprimet e tij “përbënin shkelje të mirëkuptimeve mes Izraelit dhe Libanit”, shtoi ushtria izraelite.

Karki u godit përderisa po voziste një automjet në qytezën jugore libaneze, Toul, afër Nabatieh-ut./Nacionale

Lajme të ngjashme