Izraeli tërhiqet nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së - UNHRC
Izraeli e ka njoftuar Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara (UNHRC) se do ta ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara për t’u tërhequr nga ky organ.
Kështu bëri të ditur të enjten ministri i Punëve të Jashtme i Izraelit, Gideon Saar, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.
“Vendimi u arrit pas anësisë së vazhdueshme dhe të pandërprerë kundër Izraelit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, që ka qenë e vazhdueshme që nga themelimi i tij më 2006” – tha kryediplomati izraelit në një letër dërguar presidentit të UNHRC-së, Jorg Lauber, të cilin e publikuar në platformën X.
Në vjeshtën e vitit të kaluar, Izraeli e shpalli persona non grata sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, për shkak të atij që kryediplomati i atëhershëm izraelit, Israel Katz, e përshkroi si dështim të zyrtarit të lartë për të dënuar një sulm iranian me raketa dhe sjelljet anti-semite e kundër Izraelit.
I informed the UNHRC that Israel will no longer participate in it. The "human rights" council has consistently enabled countries that abuse human rights to evade scrutiny, while obsessively pursuing Israel, the only democracy in the Middle East. Joining @POTUS President Trump's… pic.twitter.com/wMYHte2dv0
— Gideon Sa'ar | גדעון סער (@gidonsaar) February 6, 2025