Izraeli raportohet se ka nisur evakuimin e civilëve në Rafah - NACIONALE

Izraeli raportohet se ka nisur evakuimin e civilëve në Rafah

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat e armatosura të Izraelit nisën evakuimin e civilëve palestinezë nga qyteti jugor i Gazës, Rafah, përpara se të nisin ofensivën ushtarake, njoftoi një transmetues izraelit.

Radioja e Ushtrisë tha se evakuimet janë përqendruar në disa qarqe periferike të Rafahut, nga të cilat të evakuuarit do të dërgohen në tendat në Khan Jounis dhe Al Muvasi.

Më herët, ushtria izraelite u bëri thirrje palestinezëve në pjesët lindore të Rafahut që të lëvizin “drejt një zone të afërt humanitare”.

Ushtria tha se do të përdorë mesazhe me tekst, telefonata dhe njoftime në media “për të inkurajuar lëvizjen graduale të civilëve në zonat e specifikuara”.

Izraeli beson se në Rafah strehohen mijëra luftëtarë të grupit islamik palestinez, Hamas, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të tjera. /REL

Lajme të ngjashme