Izraeli përgatitet për operacione ushtarake në Rafah - NACIONALE

Izraeli përgatitet për operacione ushtarake në Rafah

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liderët izraelitë besohet se janë duke bërë përgatitje të hënën për operacionet ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Aktualisht në këtë qytet strehohet pjesa më e madhe e popullsisë së Gazës, e cila ka ikur atje si pasojë e luftë së nisur gjashtë muaj më parë.

Në bisedimet në Kajro, me qëllim të arritjes së një armëpushimi, është shënuar “përparim i rëndësishëm”, dhe më shumë negociata pritet të zhvillohen në ditët në vijim, ka raportuar të hënën mediumi shtetëror në Egjipt, Al-Qahera.

Ndërkohë vazhdon të rritet presioni ndërkombëtar ndaj Izraelit për dhënie fund të luftës.

Shtetet e Bashkuara, aleatet më të mëdha të Izraelit, kanë kërkuar javën e kaluar një armëpushim dhe marrëveshje për pengjet, si dhe rritje të ndihmave që duhet të hyjnë në Gazë.

Izraeli e ka tërhequr një pjesë të madhe të forcave prej pjesës jugore të Rripit të Gazës të dielën. /REL

Lajme të ngjashme