Izraeli i dha pushkë AK-47 një bande në Gaza për ta forcuar kundërshtimin e Hamasit - NACIONALE

Izraeli i dha pushkë AK-47 një bande në Gaza për ta forcuar kundërshtimin e Hamasit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Izraeli u ofroi pushkë të tipit Kalashnikov anëtarëve të një grupi të armatosur në Gaza për t’u mbrojtur nga Hamasi, si pjesë e një përpjekjeje për t’i fuqizuar grupet opozitare në enklavën palestineze.

Grupi, i cili nganjëherë përshkruhet si grupi militant e nganjëherë si bandë kriminale, drejtohet nga Yasser Abu Shabab, anëtar i një klani të madh në jug të Gazës, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Në mesin e armëve që Izraeli ia ofroi bandës së Abu Shababit përfshihen disa që Izraeli i ka sekuestruar nga Hamasi gjatë luftës, thonë burimet e mbrojtjes.

Grupi është duke operuar në Rafah, në një zonë që është nën kontrollin e ushtrisë izraelite. Javën e kaluar, Hamasi publikoi një video ku shfaqej vënia në shënjestër e anëtarëve të këtij grupi.

Abu Shababi pretendon se është duke i siguruar kamionët me ndihma humanitare që po hyjnë në Gaza, por disa e kanë akuzuar bandën e tij për plaçkitje të tyre.

Armatosja e grupit të Abu Shababit u bë pa miratimin e kabinetit të sigurisë të Izraelit, thekson gazeta “The Times of Israel”

Procesi u drejtua nga organet izraelite të sigurisë dhe u miratua nga kryeministri Benjamin Netanyahu, sipas burimeve të mbrojtjes./Nacionale

Lajme të ngjashme